Sport

Kosovë/ Dyshohet për sulm ndaj një zyrtari, arrestohet presidenti i federatës Agim Ademi

16 Mars 2022, 23:24 Nga DOSJA
Kosovë/ Dyshohet për sulm ndaj një zyrtari, arrestohet presidenti

KOSOVË– Zhvillime të bujshme nga Kosova! Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia. Lajmi është bërë publik nga portali “Paparaci”, që mëson nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, se Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Ditën e sotme, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat. Besart Mustafa është prokurori që mori vendimin për ta dërguar në burg presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agim ademi kosove agim ademi kosove

Sondazh

Poll