Sport

Juve merr vetëm fërshëllimat nga tifozët, Villareal poshtëron bardhezinjtë mes Torinos!

16 Mars 2022, 21:59 Nga DOSJA
Juve merr vetëm fërshëllimat nga tifozët, Villareal

EUROPË– Juventus shfaq edhe një herë problemet që ka me kompeticionin Uefa Champions League. Viti i katërt për skuadrën bardhezi që eleminohet në këtë raund, dhe me kundërshtarë modestë.

I fundit ishte Villareal që fiton me shifrat 0-3 në Torino.Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa mnë të dytën, Villareal kaloi në avantazh në minutën e 78′ dhe këtë herë gafën e madhe e bën Rugani. Qendërmbrojtësi bardhezi ne tentativë për të kapurtopin që ishte në kontroll të Coquelin, pengon vrapimin e lojtarit të Villareal.

Pranë topit shkoi Moreno që nuk gaboi edhe pse Sczcezny ishte aty dhe për pak sa nuk e kapi topin. Për bardhezinjtë një goditje e madhe duke qenë se humbën shumë raste në pjesën e parë. Torres do të shënonte në minutën e 85′, ndërsa vetëm pak sekonda nga fundi i takimit, Danjuma do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, pas një topi të prekur me dorë nga De Ligt.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport "eurovisionworld”. juventus villareal "eurovisionworld”. juventus villareal

Sondazh

Poll