Sport

UEFA nis shitjen e biletave për finalen e Conference League, më 25 maj në Tiranë…

16 Mars 2022, 15:31 Nga DOSJA

ZVICER – UEFA ka njoftuar sot tifozët e futbollit në mbarë botën, se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales historike të Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Të interesuarit mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës www.uefa.com/tickets dhe të krijojnë paraprakisht një llogari, duke u regjistruar në faqe, teksa do të njoftohen nga UEFA në ditët në vazhdim për blerjen finale të biletës. UEFA synon që në fund të muajit prill të nisi shpërndarjen e biletave

Në llogarinë e tyre, tifozët e futbollit mund të tregojnë ekipin e tyre të preferuar, duke zgjedhur klubin që ata mbështesin, në mënyrë që të mund t’u japin organizatorëve një ide mbi shpërndarjen e biletave në javët në vijim, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league finales së conference league në faqen zyrtare të uefa.com në stadiumin “air albania” shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “air albania” uefa conference league conference league finales së conference league në faqen zyrtare të uefa.com në stadiumin “air albania” shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “air albania” uefa conference league

Sondazh

Poll