Sport

Eleminimi nga Champions, PSG kërkon ta rinisë nga Conte; nisin kontaktet e para me teknikun

16 Mars 2022, 18:47 Nga DOSJA
Eleminimi nga Champions, PSG kërkon ta rinisë nga Conte; nisin

PARIS– Antonio Conte te PSG? Një transferim që mund të ndodhë ne merkaton e verës dhe mundësitë janë reale. Skuadra nga Parisi kërkon rimëkëmbjen pas një tjetër dështimi në Champions League, ndërsa trajneri italian kërkon një skuadër menjëherë konkurruese të aftë për të fituar.

Kështu ish- trajneri i Juventusit dhe Inter mund të largohet nga Tottenham në verë, falë një klauzole, për të mund të zbarkojë menjëherë nën Kullën Eifel me shumë kampionë.Në Paris tashmë po flitet për kontaktet e para të nisura mes palëve, një sondazh që mund të bëhet gjithnjë e më serioz në ditët në vijim.

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Tottenham dhe mik i madh i trajnerit foli gjithashtu për këtë temë: “Conte te PSG? Është një pyetje që duhet t’i bëni atij, nuk mund të flas për një person tjetër, nuk është respekt të flasësh për të tjerët”. U shpreh Paratici.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conte psg tottenham conte psg tottenham

Sondazh

Poll