Sport

Ideja e fundit, Milan “peshkon” sulmuesin që i nxorri nga Champions| Vjen me zero?!

16 Mars 2022, 18:38 Nga DOSJA
Ideja e fundit, Milan “peshkon” sulmuesin që i nxorri nga

ITALI- Në listën e sulmuesve të kërkuar nga Milan si përforcim për sezonin e ardhshëm është edhe Divock Origi. Me Ibrën që është drejt largimit nga futbolli aktiv, Giroud mbush 36-vjeç dhe Lazetic ende i papjekur, Pioli ka nevojë për një sulmues me përvojë dhe performancë të vazhdueshme.

Kështu klubi kuqezi ka nisur kontaktet e para me sulmuesin 26-vjeçar, kontrata e tij skadon në qershor me Liverpool që nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.

Deri më tani ai ka luajtur pak më shumë se 500 minuta, nga të cilat vetëm 71 në Premier League. Pesë gola të shënuar. Paga e tij është pak më shumë se 3.5 milionë euro, shifër kjo plotësisht brenda parametrave të klubit kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool milan origi liverpool milan origi

Sondazh

Poll