Sport

Mendy do të mungojë në ‘El Clasicon’ e Madridit, të premten do të testohet Benzema…

16 Mars 2022, 16:19 Nga DOSJA
Mendy do të mungojë në ‘El Clasicon’ e Madridit,

SPANJE – Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Ferland Mendy, i la vendin Marcelo në minutën e 79-të në ndeshjen ndaj Mallorcas, të hënën në mbrëmje (3-0).

I dëmtuar në këmbën e majtë, francezi do të jetë i padisponueshëm për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë dhe do të humbasë “El Clasicon” kundër Barçës, këtë të dielë (21:00).

Ky dëmtim, njëherësh komprometon edhe shanset e tij për t’u rikthyer në kombëtaren e Francës për ndeshjet miqësore për Kupën e Botës 2022 kundër Bregut të Fildishtë, më 25 mars dhe Afrikës së Jugut më 29 mars, ndërkohë që trajneri Didier Deschamps duhet të shpallë listën e tij këtë të enjte.

Sakaq janë shtyrë për të premten edhe ekzaminimet mjekësore të Karim Benzemas, i cili po ashtu i dëmtuar, u largua nga fusha pas golit të dytë në minutën e 83-të të ndeshjes ndaj Mallorcas. Pasi u bë golashënuesi më i mirë francez në histori të hënën, duke parakaluar edhe Thierry Henry, Benzema po përparon mirë në rikuperimin e tij, duke vënë disi në dyshim pjesëmarrjen e tij në El Clasico.

Ndërkohë, anësori brazilian Rodrygo, i dëmtuar gjithashtu të hënën, u stërvit normalisht me Real Madridin dhe duhet të jetë i pranishëm të dielën.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferland mendy ka zgjedhur real madridin karim benzema do të jetë karim benzema ishte fantastik lojtarët e real madridit njihen si “blancos” ferland mendy ka zgjedhur real madridin karim benzema do të jetë karim benzema ishte fantastik lojtarët e real madridit njihen si “blancos”

Sondazh

Poll