Aktualitet

Ankesat e Borrell, pse zyrtari i lartë nuk mund të barazohet me konsumatorin shqiptar

16 Mars 2022, 16:59 Nga DOSJA
Ankesat e Borrell, pse zyrtari i lartë nuk mund të barazohet me

TIRANË– Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane dhe zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian u barazua me konsumatorin shqiptar teksa vizitoi Tiranën. Në kuadër të një turi ballkanik pas nisjes së luftës në Ukrainë, Borrell u ndal edhe në Shqipëri ku zhvilloi një takim e konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama. Pikërisht gjatë fjalimit të tij, Borrell u ankua për faturën e energjis elektrike dhe për rritjen e çmimit të naftës. Ai tha se nëse më parë në Spanjë paguante vetëm 50 euro për energjinë elektrike, tashmë paguan 10-fishin e këtij çmimi, 500 euro.

Por sa qëndron kjo deklaratë?

Në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al rezulton se ndoshta që nga viti 2013 një konsumator energjie në Spanjë nuk ka paguar kurrë nën 100 euro për energjinë elektrike. 50 euroshi qëndron nëse gjysmën e muajit, Borrell nuk e kalon në shtëpi.

Në vendin tonë funksionon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe konsumatori shqiptar nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbajë lidhjet me të dhe të paguajë çmimin që i vjen në faturë, qoftë kohë lufte apo jo. Kurse në vendet evropiane, përfshirë këtu edhe Spanjën ka një larmi kompanish. Çdo konsumator zgjedh kompaninë që i përshtatet me tarifat për energjinë elektrike, dhe jo vetëm, pasi nga e njëjta kompani marrin edhe gazin për ngrohje. Pra në një faturë, paguajnë dy gjëra, energji elektrike dhe gaz.

Si janë tarifat aktualisht në Spanjë?

Lufta e nisur në Ukrainë ka bërë që çmimi i energjisë elektrike të rritet edhe në Spanjë. Qeveria, kryeministri Pedro Sanchez, i ka ‘duart e lidhura’ kur bëhet fjalë për vendosjen e një çmimi fiks, pasi nuk mund të ndërhyjë shteti të rregullojë tarifat e një kompanie private. Por, jo kur vjen puna për të ndihmuar qytetarin. Konkretisht në Spanjë, 2 milionë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit për të subvenciunuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Dhe çdo konsumatori i ulet të paktën 60% e vlerës së konsumit. Pra, marrim të mirëqenë që Borrell ka marrë një faturë të kripur prej 500 eurosh këto kohë, por jo që ka paguar aq. Por të zbresim 60% të vlerës, i mbetet të paguajë vetëm 200 euro, dhe jo vetëm për dritat, por edhe për ngrohjen. Zyrtari i lartë mund të mos marrë bonus social në dorë pasi nuk besojmë se futet tek shtresat në nevojë, por një konsumator i thjeshtë merr. Bonusi nuk është një tarifë fikse, por varion në bazë të pagës që merr çdo familje e anëtarëve që ka.

A ka ndihmë tjetër?

Edhe një! Sanchez ka miratuar një rritje të taksave për kompanitë e energjisë elektrike dhe ajo që merret duhet të kanalizohet tek konsumatorët. Italia dhe Rumania e kanë marrë gjithashtu këtë masë që mund të ndihmojë në uljen e faturave të konsumatorëve dhe masat për të ulur ndikimin e krizës tek në më të rrezikuarit. TVSH-ja dhe taksat janë zeruar gjithashtu.

Kështu, Sanchez nuk i ka lënë të pambrojtur qytetarët e Borrellit sikur nuk i shkon ankesa në Shqipëri, ku meqë ra fjala naftën e paskemi të njëjtë me Brukselin, 2 euro. Por, a krahasohen pagat tona minimale me ato të Brukselit? Por kjo është temër tjetër…

Shikoni më poshtë disa nga faturat e energjisë elektrike:

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike josep borrell josep borrell

Sondazh

Poll