Aktualitet

Pjesë e bandës së drogës në Itali! Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, ROLI që kishte në grup

16 Mars 2022, 09:55 Nga DOSJA

ITALI– Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i këngëtares 40 vjeçare, të cilën mediat italiane e theksojnë se bëhet fjalë për këngëtare nga Shqipëria. 

Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila.

Në këtë grup është i përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli. Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit.

Grupi linte takime në disa lokale në zonën e Acilia, aty ku diskutonin për strategjitë e veprimit të klanit dhe bazat logjistike në të cilat do të ruheshin substancat në pritje të shitjes. Në këto lokale kishte edhe bodrume. Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mungojnë 2! Edhe Elsa Lila pjesë e grupit kriminal, një shqiptar u iku, tjetri ka vdekur

HISTORIA-Elsa Lila,nga ambasadore në “VIP” krimi! Si rrezikoi të humbte vajzën,lidhja me PS

Trajnere tek “The Voice”/ Si e përshkruante Ledion Liço Elsa Lilën: Kërkuese deri në çmendi

‘Elsaaa’/U arrestua për drogë në Itali,ç’porosi i kërkoi Rama-Elsa Lilës? Fotoja me Escobar

Elsa Lila ishte “Zonja”? Këngëtarja lidhje të forta me “Zotin” e Romës, kërcënime dhe drogë

Me kapuç në kokë për mos t’u njohur! MOMENTI i arrestimit të Elsa Lilës në Itali

Historia e VRASJES së nënës së Elsa Lilës! Autori hodhi trupin në aksin Tiranë-Elbasan

Klani italo-shqiptar!Bodrume dhe magazina me mbi 100 kg drogë, skema e grupit të Elsa Lilës

Elsa Lila pjesë e grevës së urisë së PS! Deklarata e Ramës: Erdhi nga Italia për Rilindjen

Sot u arrestua në Itali! VIDEO nga viti 2003, kur Elsa Lila këndonte ‘Valeria’ në Sanremo

Banda kriminale i besoi financat! Roli i Elsa Lilës, këngëtarja menaxhonte lokalin në Itali

U arrestua bashkë me Elsa Lilën! Kush është ‘Titi’, pjesë e bandës së boksierëve shqiptarë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore arrestohet elsa lila elsa lila arrestohet elsa lila elsa lila

Sondazh

Poll