Aktualitet

Mungojnë 2! Edhe Elsa Lila pjesë e grupit kriminal, një shqiptar u iku, tjetri ka vdekur

16 Mars 2022, 18:06 Nga DOSJA
Mungojnë 2! Edhe Elsa Lila pjesë e grupit kriminal, një shqiptar

ITALI– Të tjera detaje zbulohen nga mediat italiane nga operacioni i shkatërrimit të grupit criminal në Romë, pjesë e të cilit ishte dhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila. Sipas mediave italiane, aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndër të tjera do të kishte luajtur një rol themelor dhe të spikatur në organizim.

Por që deri më tani mësohet se ai nuk është fare rezident në Itali, e se trafikun e lëndëve narkotike e kontrollonte nga vendi ku fshihej. Ndërkohë që po ashtu, nga të arrestuarit mungon edhe një tjetër shqiptar, por ky i fundit ka ndërruar jetë. Identiteti i tij nuk është bërë me dije, ndaj nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

Sot u arrestuan 9 persona, të gjithë me kombësi italiane dhe shqiptare, që trafikonin drogë në zonën e Acilisë por edhe në të gjithë Italinë. Droga shkonte në Itali me makina të tonazhit të rëndë, më pas fshihej nëpër shtëpi dhe garazhe deri sa t’u dorëzoheshin shpërndarësve për t’i furnizuar.

LAJMI KRYESOR: Pjesë e bandës së drogës në Itali! Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, ROLI që kishte në grup

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elsa lila elsa lila arrestohet elsa lila elsa lila

Sondazh

Poll