Aktualitet

FOTO/Truprojë i Lindita Nikollës,ky është gardisti që kërcënoi me armë banorët e Paskuqanit

16 Mars 2022, 18:23 Nga DOSJA
FOTO/Truprojë i Lindita Nikollës,ky është gardisti që

PASKUQAN- Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pretendohet se ka kërcënuar sot me arme zjarri banorët që kishin dalë për të protestuar sot në Paskuqan.

Teksa banorët kishin dalë për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre, efektivi i Gardës ka tentuar të kalojë përmes turmës së protestuesve me automjetin e tij me targa AA 270 ZK, por ka hasur në rezistencën e banorëve që kishin bllokuar rrugën.

Në këtë moment ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar banorët që t’i hapin rrugën, ndërkohë që Policia edhe pse në vendin e ngjarjes nuk ka ndërhyrë për asnjë moment për të kontrolluar të riun. Madje dhe i kanë hapur rrugën që të largohet nga vendi i ngjarjes. Deri më tani ngjarja është denoncuar vetëm në media por nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen.

SHIKO EDHE KËTË:

ME VIDEO- E rëndë në Paskuqan! Shoferi u nxjerr armën protestuesve: Ka allti, shihe!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet euglen benga protesta ne paskuqan euglen benga protesta ne paskuqan

Sondazh

Poll