Aktualitet

U kap në fermën e kanabisit në Angli, justifikohet shqiptari riu: Më duheshin para

16 Mars 2022, 18:27 Nga DOSJA
U kap në fermën e kanabisit në Angli, justifikohet shqiptari riu:

BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është lënë në burg nga gjykata angleze pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për shqiptarin Selim Hoxha, i cili u arrestua gjatë tentativës për t’u arratisur nga shtëpia e barit në të cilën rriteshin më shumë se 200 rrënjë kanabisi, e cila nëse do të përfundonte në treg do të kapte vlerën e 119 mijë paundëve.

Hoxha tha se fillimisht ishte zhvendosur nga Shqipëria në Gjermani, por, në pamundësi për të gjetur punë në atë vend, kishte ardhur në Angli në pjesën e pasme të një kamioni. Ai tha se kishte shkuar në Londër, por – përsëri në pamundësi për të gjetur punë – kishte udhëtuar për në Sëansea ku fjeti rrugëve për disa ditë përpara se të takonte burra që flisnin shqip dhe që i ofruan punë.

Hoxha i tha policisë se kishte punuar për 3 muaj dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë, por i ishte dhënë ushqim dhe një vend për të fjetur, ndërsa shtoi se po përpiqej të fitonte para për t’i dërguar përsëri në Shqipëri për të paguar një operacion në zemër për nënën e tij.

Dan Griffiths e cilësoi klientin e tij si një djalë të ri naiv që ishte “shumë në fund të zinxhirit” dhe po shfrytëzohej nga ata që ishin sipër tij, Ai tha se i pandehuri padyshim do dëbohet pas përfundimit të dënimit të tij me burg.

Marrë nga walesonline.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli selim hoxha arrestohet shqiptari ne angli selim hoxha

Sondazh

Poll