Bota

Francë/ ‘Fabrika e ëmbël’, Nutella ndërpret prodhimin si pasojë e problemeve

21 Shkurt 2019, 14:59 Nga DOSJA
Francë/ ‘Fabrika e ëmbël’, Nutella ndërpret

Linjat e prodhimit në Viller-Ecalles, në veriperëndim të Francës kanë ndalur prodhimin, ndërsa grupi heton shkakun e problemit.Fabrika prodhon 600,000 kavanozë me Nutella në ditë, një e katërta e prodhimit global.

Prodhimi i paketuar tashmë janë të paprekur dhe furnizimet do të vazhdojnë të jenë në dispozicion,’ – tha kompania italiane Ferrero, e cila prodhon Nutella, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP.

Një hetim është duke u zhvilluar për këtë problem dhe fabrika do të mbetet e mbyllur deri në përfundim të hetimit. Ferrero ka arritur dyfish të shitjeve në dekandat e fundit, pasi prodhimi i ëmbël fitoi shumë klientë.

Megjithatë, produkti i tij kryesor, i cili përmban sheqer 56%, ka rënë viktimë e ligjeve franceze që detyrojnë supermarkete të ngarkojnë më shumë për mallrat e markës me qëllim që të sigurojnë pagesa të drejta për fermerët.

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fabrika nderpret prodhimin france nutella fabrika nderpret prodhimin france nutella

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 18:09

Gazetari i New York Times dëbohet nga Egjipti

Gazetari amerikan David Kirkpatrick një qytetar i Shteteve të Bashkuara, mbërriti të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, por u ndalua të hyjë. Ai u mbaj...