Bota

Dyshohet se organizuan dhunën në 2017, ndalohet ish-kreu i Kuvendit të Maqedonisë dhe dy ish-zyrtarët e qeverisë

21 Shkurt 2019, 11:37 Nga DOSJA
Dyshohet se organizuan dhunën në 2017, ndalohet ish-kreu i Kuvendit

MAQEDONI- Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar nisjen e hetimeve kundër pesë ish zyrtarëve të lartë shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017. Në mesin e të dyshuarve kryesor janë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Policia ka ndaluar ish-ministrin e transportit, Mile Janakievski dhe ish ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski është marrë në pyetje për rreth dy orë nga ana e policisë, ndërsa më pas është lënë i lirë, derisa Kuvendi të vendosë lidhur me imunitetin e tij pasi është deputet aktual i VMRO DPMNE-së. Dy ish ministrat janë në arrest ndërsa ish kryeministri, Nikolla Gruevski është i pakapshëm për shkak se ka fituar azilin politik në Hungari .

Vendimi për ndalimin e tyre vjen një ditë para se të përfundoj procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për dhunën në Kuvend.

Nga rreth 30 persona të akuzuar për ngjarjen e dhunshme të pushtimit të Kuvendit, disa prej kanë përfituar nga amnistia, ndërsa për një pjesë është duke vazhduar gjykimi. Disa nga të pandehurit në dëshmitë e tyre kishin përmendur edhe emrin e kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski si nga organizatorët e ndërhyrjes së protestuesve në Kuvend.

Por, Veljanovski këto pretendime i kishte mohuar duke thënë se ditën kritike ai kishte vepruar në përputhje me autorizimeve dhe se kishte bërë gjithçka për të mbrojtur deputetët nga sulmet e protestuesve. Dhuna në Kuvend, sipas protestueseve dhe VMRO-DPMNE-së kishte ardhur në shenjë pakënaqësie nga zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, i cili kishte mbështetjen e LSDM-së, së kryeministrit aktual, Zoran Zaev. Nga dhuna në Kuvend ishin lënduar shumë persona ndërsa më së shumti e kishin pësuar, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryeministri Zoran Zaev, në atë kohë lideri i opozitës. Marrë nga INA Online

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dhuna ne kuvend maqedoni ndalohet ish kreu i kuvendit zyrtaret e qeverise se gruevskit dhuna ne kuvend maqedoni ndalohet ish kreu i kuvendit zyrtaret e qeverise se gruevskit

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 18:09

Gazetari i New York Times dëbohet nga Egjipti

Gazetari amerikan David Kirkpatrick një qytetar i Shteteve të Bashkuara, mbërriti të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, por u ndalua të hyjë. Ai u mbaj...