Bota

Vuçiç ‘presion’ BE-së: Bindni Kosovën të heqë taksën, rajoni rrezikon të destabilizohet

20 Shkurt 2019, 15:14 Nga DOSJA
Vuçiç ‘presion’ BE-së: Bindni Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Begograd, Sem Fabrizi, gjatë të cilit ka kërkuar nga BE që të bindë Prishtinën zyrtare që të heqë taksën për mallrat serbe.

Mësohet se Vuçiç i ka thënë shefit të BE-së në Serbi, se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, ndërsa sipas tij, Evropa duhet të shtojë presionin me Prishtinën që kjo e fundit të heqë taksën, raporton N1.

“Kemi nevojë për një marrëveshje të qëndrueshme. Ne jemi të përgatitur për të vazhduar dialogun me Prishtinën, por së pari taksa duhet të hiqet”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, shefi i zyrës së BE-së në Serbi, Fabrizi ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur vendosmërinë e tij që të mos e heqë taksën për aq kohë sa është ai Kryeministër dhe Serbia nuk njeh Kosovën.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ambasadori i be në serbi sem fabrizi kosova presidenti i serbisë taksa aleksander vucic ambasadori i be në serbi sem fabrizi kosova presidenti i serbisë taksa

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 09:32

Bizneset me pasaporta të BE forcojnë populistët

Bashkimi Europian ndjek shembullin e Perandorisë Romake, që u jepte të huajve nënshtetësinë, për të rritur ndikimin mbi popujt fqinjë. Premtimi për zgjerimin e ...