Bota

Taksa ndaj Serbisë/ Haradinaj: Mogherini po bën marrëveshje të fshehta

20 Shkurt 2019, 13:24 Nga DOSJA
Taksa ndaj Serbisë/ Haradinaj: Mogherini po bën marrëveshje

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini po bën dialog të fshehtë me Serbinë. Teksa iu përgjigj kërkesës së Mogherinit për heqjen e taksës ndaj importeve serbe si parakusht për fillimin e dialogut, Haradinaj tha se përfaqësuesja e BE-së duhet ta nxjerrë në dritë dialogun që po bën.

Mogherini e ka vazhduar një dialog si gjysmë të fshehtë. Ajo është mirë ta nxjerrë në dritë atë dialog. Pra, mos ta mbajtë të fshehtë. Le ta nxjerrë në tavolinë dhe le të vazhdojë dialogu si i ka hije,”- është shprehur kreu i qeverisë së Kosovës pa bërë të qartë se çfarë përfshin vërtet ky ‘dialog i fshehtë’.

Taksa e vendosur nga Kosova ndaj importeve serbe ka shkaktuar shumë reagime në politikën shqiptare dhe atë serbe. Heqja e kësaj takse është vënë si kusht nga Serbia për të zhvilluar dialogun më tej mes dy vendeve. Haradinaj ka theksuar shumë herë se për aq kohë sa është ai kryeministër, kjo taksë nuk hiqet. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni federica mogherini ramush haradinaj serbi-kosove taksa ndaj serbise federica mogherini ramush haradinaj serbi-kosove taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 09:32

Bizneset me pasaporta të BE forcojnë populistët

Bashkimi Europian ndjek shembullin e Perandorisë Romake, që u jepte të huajve nënshtetësinë, për të rritur ndikimin mbi popujt fqinjë. Premtimi për zgjerimin e ...