Bota

Gazetari i New York Times dëbohet nga Egjipti

20 Shkurt 2019, 18:09 Nga DOSJA
Gazetari i New York Times dëbohet nga Egjipti

Gazetari amerikan David Kirkpatrick një qytetar i Shteteve të Bashkuara, mbërriti të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, por u ndalua të hyjë. Ai u mbajt për shtatë orë pa ushqim, ndërkohë që telefoni celular i’u konfiskua dhe nuk i’u lejua asnjë kontakt.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga qeveria e Egjiptit,” -tha në një deklaratë Michael Slackman, redaktor i New York Times.

Ndërkohë që Ministria e Brendëshme ende s’ka mbajtur një qëndrim lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Kirkpatrick ishte shefi i zyrës së gazetës në Kajro nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe vitin e kaluar ishte autor i librit mbi kryengritjet e Pranverës Arabe.

Shpesh raportimet e gazetarit janë kritikuar si të pa denja dhe  “masakruese” ndaj qeverisjes aktuale.

Në vitin 2018, gazeta pro-qeveritare Youm7 akuzoi Kirkpatrik për “shtrembërimin e qëllimshëm të imazhit të Egjiptit” pasi raportoi mbi “pranimin e heshtur” të zyrtarëve egjiptianë të njohjes së Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Egjipti nën udhëheqjen e  presidentit të përgjithshëm, Abdel Fattah el-Sisi, ka nisur një sulm të paprecedent ndaj gazetarëve egjiptianë, duke burgosur dhjetëra të tjerë dhe herë pas here duke dëbuar gazetarët e huaj.

Një gazetar u dëbua në shkurt 2018 dhe disa të tjerë u është hequr e  drejta e ushtirmit të profesionit.

“Egjipti ka kohë që është një vend ku fjala e lirë ndalohet” tha Slackman-“një shtyp i lirë dhe i hapur është më thelbësor se kurrë.”

Egjipti renditet i 161 nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit në 2018 dhe 2017.

s.a/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota debohet nga egjipti gazeta new york times gazetari amerikan david kirkpatrick debohet nga egjipti gazeta new york times gazetari amerikan david kirkpatrick

Sondazh

Poll