Bota

Dialogu/ Presidenti Thaçi: Të lëmë pas armiqësitë, të arrihet marrëveshja me Serbinë

20 Shkurt 2019, 10:35 Nga DOSJA
Dialogu/ Presidenti Thaçi: Të lëmë pas

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i pashmangshëm. Thaçi u shpreh se ndonëse 20 vite nga përfundimi i luftës së fundit, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen.

Gjatë fjalë së tij në konferencë, presidenti Thaçi theksoi se ka ardhur koha që të lihen prapa armiqësitë dhe të bëhet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Që një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që e kemi si shtet, nga ku varet qëndrueshmëria si shtet dhe anëtarësimi në BE. Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve është i pashmangshëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se opsioni i ruajtjes së status-quo-s mes Kosovës dhe Serbisë është i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa.

Opsioni i ruajtjes së status-quos midis Kosovës dhe Serbisë e cila është mbështetur nga disa është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka regres mes Kosovës dhe Serbisë. Përvoja e viteve të fundit ka forcuar bindjen time që ka ardhur koha ta përfundojmë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh presidenti Thaçi.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci marreveshja dialogu kosove-serbi hashim thaci marreveshja

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 09:32

Bizneset me pasaporta të BE forcojnë populistët

Bashkimi Europian ndjek shembullin e Perandorisë Romake, që u jepte të huajve nënshtetësinë, për të rritur ndikimin mbi popujt fqinjë. Premtimi për zgjerimin e ...

Bota 19 Shkurt 2019, 17:50

BANGLADESH- Autoritetet e Bangladeshit kanë bllokuar pothuajse 20,000 faqe interneti si pjesë e një lufte të nisur kundër pornografisë.Lajmi është bërë i ditur ...