Aktualitet

Gripi i shpendëve në vend! Resuli: Po bëhet kërdia, fermerët janë në mëshirë të fatit

16 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve në vend! Resuli: Po bëhet kërdia,

TIRANË Presidenti i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe prodhuesit vendor shqiptar, Ervin Resuli ka folur në lidhje me gripin e shpendëve që është përhapur në vendin tonë. Përmes një postim në Facebook ai thotë se sot fermerët dhe shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit ndërsa u bën thirrje autoriteteve të që marrin masa.

‘Paaftësia institucionale e Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve treguan dhe njëherë që fermerët dhe konsumatorët janë në mëshirë të fatit, Rinotrakeit apo Grip Shpendi’- shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Fshati digjet institucionet krihen !Referuar shqetësimit të konsumatorit, ajo që nuk pritej në këtë moment tashmë ka ndodhur.GRIPI SHPENDËVE tashme po bën kërdinë në dy nga pularitë me potencial të ekonomisë sonë mbi 400.000 krerë shpendë janë groposur !Paaftësia institucionale e Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve treguan dhe njëherë që fermerët dhe konsumatorët janë në mëshirë të fatit, Rinotrakeit apo Grip Shpendi , laboratori #ISUV tregoi dhe njëherë paaftesinë për mbrojtjen e jetës së Konsumatorit apo Fermerëve në shkatërrimin e ekonomive të tyre !Më shumë se kurrë Drejtoria e Veterinarisë dhe Ministrja e Bujqësisë duhet të bëjnë publike dhe të marrin masa në dy drejtime, të mbrojnë shendetin e Konsumatorit dhe Fermerët për atë që pritet të ndodhë në ekonomitë e shpendarisë.#mekonsumatorit #meblegtoret #mefermeret #MBZHR #prodhuesitvendor #pranëfermeritnëçdohap #SkaKohëPërPushim #ShqipëriaeArdhmjaJonë #akvmb #openbalkan

Në Durrës dhe në Korçë është përhapur sëmundja “Laringotrakeiti” ku për pasojë dyshohet për mijëra pula të ngordhura.

LAJMI KRYESOR: Virusi ‘shuan’ pularitë në Durrës, 400 mijë pula të ngordhura. Ministria s’di ç’është…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli gripi i shpendeve ne shqiperi ervin resuli gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll