Aktualitet

MSH: 1 viktimë dhe 93 raste të reja nga COVID në Shqipëri, 42 të shtruar, 8 janë rëndë

16 Mars 2022, 16:58 Nga DOSJA
MSH: 1 viktimë dhe 93 raste të reja nga COVID në Shqipëri,

TIRANË– Një 79-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë. Ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas. Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati. Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Mars 2022)
Raste të reja ditore 93
Të shëruar në 24 orë 99
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1107

Testime totale 1,762,808
Raste pozitive 272,804
Raste të shëruara 268,662
Raste Aktive 655
Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 246
Fier 129
Kukës 58
Vlorë 57
Shkodër 54
Gjirokastër 31
Elbasan 25
Korçë 21
Lezhë 17
Berat 6
Durrës 6
Dibër 5

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll