Aktualitet

Prishja e banesave, banorët e 5 Majit dalin në protestë: Po na kërcënojnë me armë

16 Mars 2022, 16:40 Nga DOSJA
Prishja e banesave, banorët e 5 Majit dalin në protestë: Po na

TIRANË- Banorët e 5 Majit, Paskuqanit dhe Babrrusë kanë dalë në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së banesave. Një qytetar ka deklaruar se një person civil me armë i ka kërcënuar ata, pasi protestonin, ndërkohë që kanë shtuar se policët nuk kanë bërë asnjë veprim për këtë.

“Ç’janë këto civila more qeveri hale? Pse policia nuk e shoqëron civilin që nxjerr armën. Ai mund të jetë civil dhe mund të jetë gjithçka, për çfarë e nxjerr armën ai?,” tha ai.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll