Aktualitet

I dërguari gjerman për BP viziton Tiranën: Antarësimi i Shqipërisë në BE i rëndësishëm

16 Mars 2022, 15:09 Nga DOSJA
I dërguari gjerman për BP viziton Tiranën: Antarësimi i

TIRANË- I Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Në axhendën e tij, Sarrazin do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile.

“Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën”, ka njoftuar ai.

Ai do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”. Sipas tij, Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama manuel sarrazin olta xhacka edi rama manuel sarrazin olta xhacka

Sondazh

Poll