Aktualitet

Gripi i shpendëve pushton Shqipërinë, pse hesht ministrja Krifca dhe kompanitë?

16 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve pushton Shqipërinë, pse hesht ministrja Krifca

SHQIPËRI– Situata në Shqipëri është alarmante! Dy pularitë më të mëdha në vend, (Dosja.al është në dijeni të emrave, por nuk i publikon për arsye etike) kanë mbetur pa asnjë pulë dhe ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore. As vetë kompanitë nuk kanë bërë një lajmërim në lidhje me pulat e ngrodhura për shkak të një gripi shpendësh që ka hyrë në vendin tonë.

Bëhet fjalë për sëmundjen e Laringotrakeiti që deri më tani ka ngrodhur 175.300 pula. Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet që në rang qyteti të Durrësit, të kalojë 400 000.

Laringotrakeiti është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes dhe periudhës së inkubacionit, mund të mbetet aktive deri në dy vjet. Përveç pulave, të gjithë shpendët, si pëllumbat apo të tjerë, mund të preken nga kjo sëmundje.

Mjaft me rëndësi është që të theksohet se virusi transmetohet edhe tek njerëzit që mund të shfaqin simptoma në laring, lëkurë apo edhe bronkit. Por, përse nuk ka asnjë reagim nga ana e autoriteteve? Pse hesht ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e kompanitë në fjaë? Dosja.al i ka dërguar një e-mail ministrisë së Bujqësisë dhe deri në këto çaste që është botuar artikulli, nuk ka marrë një përgjigje. Po kompanitë përse nuk reagojnë?

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll