Aktualitet

Vrau Klodian Rashën! Apeli dënon me 12 vite burg ish-efektivin Nevaldo Hajdarajn

16 Mars 2022, 09:06 Nga DOSJA

TIRANË Nevaldo Hajdaraj do të vuajë 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës. Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi Hajdarajn me 18 vite burg mirëpo për shkak të gjykimit të shkurtimit, dënimi iu ul me 6 vite. Apeli vendosi të rrëzonte kërkesën e mbrojtja për heqje të akuzës për vrasje me dashje për shkak se u vetëmbrojt.

Seanca nisi sot në Apelin e Tiranës ndaj efektivit Nevaldo Hajdarajt të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, ngjarje kjo e ndodhur në Dhjetor të 2020-tës. Ajo u shty në orën 13:00, aty ku u ridëgjuan edhe njëherë palët duke qënë se në datë 8 Mars (seanca e fundit ndaj Hajdarajt) nuk ishte funksionale audio.

Pala mbrojtëse tha se vrasja u krye në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ndaj duhet të hiqet akuza për vrasje me dashje. Prokurorja Arta Marku është shprehur se Hajdaraj duhet të dënohet me 20 vite burg pasi nuk është i sinqertë dhe vendimi i shkallës së parë ja ka pranuar padrejtësisht. Qemal Rasha deklaroi se kërkon drejtësi, si dhe i quajti prentendimet e palës mbrojtëse lojëra.

Gjykata e shkallës së parë të Tiranës, e dënoi fillimisht Hajdarajn me 15 vite burg, ku si pasojë e gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit, duke përfunduar në 10 vite pas hekurave. Ky vendim më pas u apelua në Apel.  Prokuroria kërkoi dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar. 

Ngjarja shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, për shkak se fillimisht policia tentoi të hidhte baltë mbi viktimën, duke pretenduar se ai kishte kërcënuar me armë efektivët, gjë që u vërtetua se nuk ishte e vërtetë, edhe pas publikimeve të pamjeve filmike. Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Apeli dënoi me 12 vite burg Hajdarajn, momenti kur babai i Klodian Rashës del nga gjyqi

Vrasja e Klodian Rashës! Dënohet me 12 vite burg Nevaldo Hajdëraj

Gjyqi i Nevaldo Hajdarajt! Babai i Klodian Rashës: Pretendimet e avokatëve, telenovela

Seanca ndaj Hajdarajt/Ç’ndodhi më 8 Mars,procesverbali u quajt i pavlefshëm, s’kishte audio

Seanca ndaj Hajdarajt/Ç’ndodhi më 8 Mars,procesverbali u quajt i pavlefshëm, s’kishte audio

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdëraj klodian rasha nevaldo hajdëraj

Sondazh

Poll