Aktualitet

Aksident në Zvicër, humb jetën një shqiptare, nënë e tre fëmijëve

16 Mars 2022, 13:56 Nga DOSJA
Aksident në Zvicër, humb jetën një shqiptare, nënë

ZVICËR- Një nënë 42 vjeçe e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të dielën pranë Lenzburgut, Kantoni Aargau. Albinfo.ch shkruan se shkaktar i përplasjes ishte një shofer gjerman i makinës Tesla, i cili papritur ka provuar të kthente makinën e tij mbi korsinë normale.

Duke bërë këtë manovrim, ai është përplasur me një makinë Vë Polo që po vinte nga i njëjti drejtim. Në veturë ndodhej një nënë 42 vjeçe, me vajzën e saj 19 dhe djalin e vogël, 6 vjeç. Dy fëmijët i kanë mbijetuar aksidentit, por nëna e tyre ka vdekur, pak pasi është dërguar në spital. Po ashtu ka shpëtuar edhe shoferi gjerman, shkaktar i aksidentit.

Aksidenti ka tronditur rëndë fëmijët e viktimës. Djali i madh i saj, Eron Abduli, 23-vjeçar, thotë për televizionin se gjithçka është më pikëlluese pasi vëllai i tij i vogël, 6 vjeç, tani duhet të rritet pa nënën e tij. Eroni nuk mund të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur në sekondat e aksidentit, përcjell albinfo.ch. Në timon ishte motra e tij. Ai dyshon se nëna e tij donte ende të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje ka humbur jetën.

23-vjeçari supozon të ketë ndodhur kështu për faktin se motra dhe vëllai i tij i vogël kanë shpëtuar me gërvishtje dhe mavijosje të vogla.

“Ndoshta ky reagim është një lloj instinkti i nënës”, thotë ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne zvicer aksident ne zvicer

Sondazh

Poll