Aktualitet

Çfarë janë celularët BQ për të cilët foli Berisha dhe sa kushtojnë (Çmimi i kripur)

16 Mars 2022, 12:26 Nga DOSJA
Çfarë janë celularët BQ për të cilët foli

TIRANË– Celularët e markës ‘BQ’, pa kartë e që nuk përgjohen, për të cilët foli një natë më par ëish-kryeministri Sali Berisha nuk janë edhe aq të panjohur. Ato madje shiten edhe në rrjetet sociale, njësoj si çdo apparat tjetër, por me një çmim mjaft të kripur. Dosja.al ju sjell rastin e një celulari ‘BQ Aquarius’ që kushton 5 mijë dollarë dhe ka vetëm 15 gb hapësirë.

Ka edhe të tjerë, por që çmimet e tyre janë pak a shumë të njëjta e rrotullohen pranë kësaj vlere.

Një natë më parë, në një intervistë për OraNews, Berisha tha se zyrtarë të lartë të Shqipërisë kanë përdorur një telefon të posaçëm për të komunikuar me njëri-tjetrin apo me organizata kriminale. Ai shtoi se këto telefona janë pa kartë dhe nuk përgjohen e se jashtë shtetit, janë përdorur për të urdhëruar vrasje.

“Për fatin tonë, shqiptarët duhet ta dinë. Egziston një breshëri e tillë deklaratash, por ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Ata që kanë përdorur këtë telefon, është special, ata i kanë bërë vetes radiografinë. Këtu është një nga shkaqet themelore se pse Shqipëria mbetet këtu ku është, pse Serbia mbetet aty ku është. Me gjithë aparencat. BQ-ja është një telefon pa kartë, të cilin e kanë përdorur dhe qeveritarët tanë. Me këtë kanë folur me kë kanë dashur vetë. Kanë folur me organizatat kriminale, ka të tjerë, jo këtu, që kanë porositur vrasje. Kanë porositur vrasje. Kjo zien. Ky është tsunami i nëndheshëm. Unë pa të dhëna konkrete, nuk do e kisha nxjerrë kështu. Ka lidhje vertikale në të gjitha nivelet me krimin. Këto paskan qenë të përhapur. Ky paska qenë kurthi i artë. Unë sot e mora vesh që ka ekzistuar. Për inicialet nuk kam çi bëj unë,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore telefoni bq telefoni bq

Sondazh

Poll