Aktualitet

Vrau shokun në lokal, dënohet me 18 vite burg dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini

16 Mars 2022, 11:34 Nga DOSJA
Vrau shokun në lokal, dënohet me 18 vite burg dhëndri i

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, i cili akuzohet bashkë me 3 të tjerë për vrasjen e shokut të tyre. Ata akuzohen për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020.

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Sanxhaktarin, e njëjta masë që u kërkua dhe për Hajdarin. Ndërkohë, Amadeus dhe Mehmet Muça u dënuan me 5 vite burg.

Dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari masakruan me 30 korrik 2020 mikun e tyre të fëmijërisë, Florian Lamçen. Pas një pasditeje dhe një nate me alkool, Lamçja u masakrua në kokë nga një këmbë karrigeje dhe pësoi çarje të aortës në parakrah duke ndërruar jetë brenda lokalit, kur vetëm pak momente më parë kishte postuar në Facebook se po kalonte mirë me mikun e tij të fëmijërisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sokol sanxhaktari sokol sanxhaktari

Sondazh

Poll