Aktualitet

Rama: Heqjen e taksës së naftës e do foltorja, po u bë, rriten dritat e kemi mijëra pa punë

16 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
Rama: Heqjen e taksës së naftës e do foltorja, po u bë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon t’i konsiderojë një tupr protestat që zhvillohen prej ditësh në vend kundër rritjes së çmimeve. Këtë paradite, ai prezantoi pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës. Duke marrë shembull disa fatura, Rama shpjegoi se si pjesën më të madhe të kostos së energjisë elektrike e paguan shteti dhe jo biznesi i vogël. Kryeministri tha se kjo gjë vjen për shkak të luftës Ukrainë-Rusi dhe se madje duhet menduar për një tjetër skenar, që mund të mos ketë fare naftë në vend.

Rama tha se nëse do të uleshin taksat e naftës, atëherë me domosdoshmëri do të duhet të rivendoset taksa e 20% TVSH tek biznesi i vogël dhe taksa mbi fitimin 10% në mënyrë që të ardhurat të kompesoheshin. Por, Rama tha se nuk do ta bëjë këtë gjë për disa persona që duan të mbushin sheshet me njerëz, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha me termat ‘foltore e fallxhore’. Ai shtoi se biznesit të madh ia ka rritur taksat, se e kishin njësoj si të tjerët, por nuk mund të ulë të naftës e të rrisë faturat e energjisë eektrike, pasi goditja do të ishte marramendëse e sipas tij do të linte mbi 900 mijë persona të papunë.

Referuar faturës që publikoi një ditë më parë, që ia kishte dërguar një shqiptar nga Firenze, Rama pranoi se 625 euro ishin paguar për dritat dhe për gazin, duke i dhënë të drejtë pjesës tjetër të diasporës që kundërshtuan vlerën e majme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shqiptari i dërgoi faturën, Rama: E bënë dhe drogaxhi, ka shtëpi bari thonin

Rama: S’jemi vend i varfër, ish-kryeministri suedez u shokua me makinat që pa këtu!

Rama: Heqja e taksave të naftës do të thotë 95 mijë të papunë!

Rama i prerë: Asnjë taksë nafte nuk preket se fallxhoret duan të sjellin njerëz në shesh

VD-‘Tërhiqet’ Rama: Ai që më dërgoi faturën nga Firenze kishte drita e gaz bashkë

Rama: Mund ta heqim taksën e naftës, por do ia vëmë biznesit të vogël!

Rama: Nuk e di a do kemi më naftë, vendet kanë bllokuar eksportet!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kriza ekonomike prej luftes edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll