Aktualitet

Historia e VRASJES së nënës së Elsa Lilës! Autori hodhi trupin në aksin Tiranë-Elbasan

16 Mars 2022, 12:13 Nga DOSJA
Historia e VRASJES së nënës së Elsa Lilës! Autori hodhi

TIRANË– Historia e vrasjes së nënës së Elsa Lilës është tragjike dhe e dhimbshme. Këngëtarja e cila u vu në pranga ditën e sotme në Itali, pasi dyshohet se është pjesë e trafikut të drogës, humbi nënë në vitin 1997.

HISTORIA:

Viktima punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të Parkut Rinia, ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo kishte mundur të punësohej për shkak të njohjeve që familjarët e saj kishin me pronarët e lokalit. Duke qenë se ishte e divorcuar, Eva Vishaj jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Në periudhën e vitit 1997, për shkak të rrëmujave të atij viti, pjesa më e madhe e popullsisë qëndronte në shtëpi.

Eva Vishaj, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që kishte me drejtoreshën e shkollës “Hoxha Tasim”, F.N., kishte filluar të shkonte në kurse aerobie në kohën e lirë. Më 23 maj 1997, Albenc Ago, i cili udhëtonte me një makinë tip fuoristradë, e ka marrë gruan dhe është larguar në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Ai e ka vrarë dhe trupin e pajetë të saj e ka hedhur në kilometrin e 29-të të aksit Tiranë-Elbasan. Mekanizmi i ngjarjes, është zbardhur nga dëshmitarët e shumtë që janë pyetur në procesin gjyqësor, mes tyre dhe njerëz që kishin bashkëpunuar ngushtë me Agon. Por, pavarësisht firmosjes së dënimit prej 20 vitesh burg, nuk u hodh dritë mbi motivin e vrasjes së Eva Vishajt.

LAJMI KRYESOR: Pjesë e bandës së drogës në Itali! Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, ROLI që kishte në grup

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elsa lila eva vishaj elsa lila eva vishaj

Sondazh

Poll