Sport

Lamtumira e Kessie: kuqezinjtë në kërkim të një ‘Presidenti’ të ri për mesfushën…

16 Mars 2022, 10:34 Nga DOSJA
Lamtumira e Kessie: kuqezinjtë në kërkim të një

ITALI – Tashmë duket se nuk ka më dyshime për kalimin e Franck Kessie nga Milani te Barcelona. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Djallin”, kontrata e të cilit përfundon në qershor. Mediat spanjolle shkruajnë për një “marrëveshje të plotë” mes katalanasve dhe ish-lojtarit të Atalantës, i cili duhet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me vlerë  6.5 milionë euro për sezonin.

Lamtumira e ‘Presidentit’, siç thirrej nga tifozët kuqezi Kessie, sipas një raportimi të ESPN, ishte komisioni prej 10 milionësh për agjentin e tij Atangana, një pikë kyçe për të zhbllokuar operacionin, që ishte ende në ajër për disa kohë.

Për momentin, ardhja e Yacine Adli, tashmë i blerë për 7.5 milionë nga Bordeaux dhe i lënë në huazim për t’u pjekur në klubin francez, dhe rikthimi i Tommaso Pobega nga Torino janë praktikisht të sigurta për kuqezinjtë.

Por duke pasur parasysh lamtumirën gjithnjë e më të mundshme të Bakayoko, mund të ketë vend për një shtesë tjetër. Ndaj prej disa kohësh në krye të listës së Maldinit dhe Massaras është Renato Sanches, mesfushori portugez 24-vjeçar i Lille, të cilin kuqezinjtë tashmë kanë tentuar ta sjellin në Milanello edhe gjatë merkatos së dimrit, por për të kanë lindur dyshime.

Kjo është arsyeja pse drejtuesit e klubit kuqezi javët e fundit kanë intensifikuar kontaktet me të afërmit e Mamadou Coulibaly, yllit 17-vjeçar të Monakos që në Francë krahasohet me Camavinga. Megjithatë, konkurrenca është e fortë (Manchester City dhe Tottenham).

Për këtë arsye “Djalli” po ndjek nga afër rritjen e Ivan Ilic, i lindur në 2001 në Verona, që është blerë për rreth 8 milionë euro verën e kaluar nga Manchester City. Një operacion që përfundimisht do të kushtonte rreth 15 milionë, por Maldini dhe Massara pretendojnë për ta ulur çmimin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mesfushori franck kessie nga milani te barcelona rinovimi i franck kessie mesfushori franck kessie nga milani te barcelona rinovimi i franck kessie

Sondazh

Poll