Aktualitet

Grida Duma e paditi për shpifje, Erion Veliaj fiton në Apel

15 Mars 2022, 19:37 Nga DOSJA
Grida Duma e paditi për shpifje, Erion Veliaj fiton në Apel

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar në Apel gjyqin për shpifje ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma. Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e deputetes Grida Duma, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku sipas të cilës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës elektorale, ku i ka kujtuar deputetes së PD, se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se rezultonte e dënuar për mashtrim.

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes,”-thoshte Veliaj. 

Mirëpo vendimi nuk është i formës së prerë, pasi pritet që Duma ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë, megjithatë deri më tani nuk është prononcuar zyrarisht lidhur me hapin e radhës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj grida duma erion veliaj grida duma

Sondazh

Poll