Aktualitet

KËRKESAT/ Dita e 7 e protestës, qytetarët: Të shtunën 24 orë protestë nëse s’plotësohen!

15 Mars 2022, 06:42 Nga DOSJA
KËRKESAT/ Dita e 7 e protestës, qytetarët: Të shtunën

TIRANË– Për më shumë se një orë e gjysme edhe sot qytetarë e studentë u mblodhën për të protestuar para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe të karburanteve. Dita e shtatë e protestës është mbyllur me disa kërkesa fikse që qytetarët kanë për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke ia përmbledhur në disa pika, të cilat nuk negociojnë për t’i plotësuar. Qytetarët kërkojnë që të hiqet taksa e qarkullimit, pezullim i TVSH-së për produktet e shportës, ngritje të mazhit të fitimit për kompanitë e hidrokarbureve, paketë për qytetarët në nevojë dhe hetim për koncesionet dhe abuzimet në treg. Në të kundërt kanë paralajmëruar protestë kombëtare ditën e shtunë, duke shtuar se do të qëndrojnë 24 orë në shesh nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Po ashtu, i kanë paraprirë, duke njoftuar edhe Policinë që të mos ndërhyjë, pasi në kryeqytet do të bllokohen të gjithë sheshet. Megjithatë deri të premten, sipas tyre, kryeministrit Edi Rama ka kohë që të dalë me një paketë tjetër, që iu vjen realisht në ndihmë qytetarëve për të përballuar krizën.

Kërkesat e plota:

Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave. Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të protestës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Ndërsa disa ditë më pas nxorri dhe Paketën e Rezistencës Sociale, ndërsa ngul këmbë se taksat e naftës nuk do të hiqen.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Binaj ironizon Ramën: Falenderoj sponsorat rusë që na mundësuan daljen në protestë

U arrestua, studenti: Më mbajtën tre ditë në birucë, mos u trembni nga dhuna

Lapaj lexon kërkesat:Qeveria ka afat që të shqyrtojë kërkesat dhe ta dalë me paketë të dytë

FOTO/ Çfarë kërkojnë qytetarët, nga ulja e TVSH-së për produktet deri te një paketë ndihme

Protesta në Tiranë, studentët u bashkohen qytetarëve, kërkojnë uljen e çmimeve në vend

Rritja e çmimeve, nis protesta e qytetarëve në Tiranë

VD-Studentët e FSHN bojkotojnë mësimin: Të na përgjysmohet tarifa, zeroni abonenë për ne

(I.A;a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 15 mars 2022 proteste kunder rritjes se cmimeve protesta e studenteve 15 mars 2022 proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll