Aktualitet

HARTA LIVE: Jahti i miliarderit rus në Shqipëri? Ministria: Është nisur nga Mali i Zi

15 Mars 2022, 16:00 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Jahti i miliarderit rus në Shqipëri? Ministria:

TIRANË-Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e Reuters se jahti i manjatit rus, Roman Abramovich, ndodhet në ujërat e territorit shqiptar. Në një komunikim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes, po ashtu dhe ajo e Infrastrukturës kanë bërë me dije se jahti “Solaris” aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë. Por është nisur nga porti i Malit të Zi, atje ku edhe ishte ankoruar.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës:

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se: Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe. Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Superjahti që kushton 445 milionë paund po udhëton në një vijë të drejtë me sa duket për të qëndruar në ujërat ndërkombëtare pasi u largua dje nga ujërat e Malit të Zi për në Turqi. Solaris aktualisht është duke lëvizur nga Adriatiku dhe në Mesdhe midis Italisë dhe Shqipërisë dhe do të shmangë brigjet e Greqisë. Ai pritet të mbërrijë në Turqi në fund të javës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet jahti i rom jahti solaris roman abramovich jahti i rom jahti solaris roman abramovich

Sondazh

Poll