Aktualitet

FOTO/ Çfarë kërkojnë qytetarët, nga ulja e TVSH-së për produktet deri te një paketë ndihme

15 Mars 2022, 16:41 Nga DOSJA
FOTO/ Çfarë kërkojnë qytetarët, nga ulja e

Dosja.al ka zbardhur kërkesat e qytetarëve dhe studentëve drejtuar qeverisë. Qytetarët kërkojnë uljen e barrës fiskale, pezullim të taksës së qarkullimit si dhe të karbonit, zerim i përkohshëm i TVSH-së për produktet e shportës ushqimore.

Gjithashtu është kërkuar përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve, zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve si dhe një paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike

Kërkesat e plota:

A. Masa per uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marxhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:

1. Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.

2. Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masen 10% në vijim) dhe mbikqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.

3. Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

B. Masa për mirefunksionin e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:

4. Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikqyrje ne vijimesi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e perkohshem apo anullimin e tyre në favor të interesit publik.

5. Mbikqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqiperise nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë perqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zoterojne mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.

6. Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.

7. Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.

C. Masa mbështetëse dhe subvencionime:

Përcaktimi dhe publikimi i përvitshem i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesëshme me minimumin jetik.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Përmbledhje në Pika:

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.

Hetim e mbikqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

LAJMI KRYESOR: Studentët bojkotojnë mësimin! Protestojnë para universiteteve, KËRKESAT e tyre

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll