Aktualitet

“Kohë”/ Kërkesa e Bashës për deputetët, ç’po zjen brenda selisë, të enjten i presin fjalën

15 Mars 2022, 16:39 Nga DOSJA
“Kohë”/ Kërkesa e Bashës për deputetët,

TIRANË“Më jepni një javë kohë dhe unë do të marrë vendimet e mia,”-kaq ka kërkuar kryedemokrati Lulzim Basha nga deputetët e Partisë Demokratike pas rezultatit zhgënjyes nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sipas gazetarit Juxhin Mustafaraj, i cili për “ABCNeës” ka zbardhur detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike por edhe nga ajo e Kolegjit të Kryetarëve.

Tek asnjë prej tyre, Lulzim Basha nuk e artikuloi fjalën dorëheqje, megjithatë vazhdon që të ngulë këmbë se është gati të marrë çfarëdo vendimi që i kërkohet në të mirë të PD-së. Ndërkohë që krahas pritjes së reagimit të Lulzim Bashës, deputetët e grupit parlamentar kanë vijuar takimet private për të ndërmarrë të gjitha hapat që do ta shtynin kreun e PD drejt largimit. Mes deputetëve nisi që të shpërndahej një shkresë për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, megjithatë nisma nuk u finalizua kurrë. Mesa duket deputetët presin që Basha ta ndërmarrë vetë aktin e dorëheqjes. Mesa duket pritja e deputetëve nuk do të jetë pafund.

Të njëjtat burime për ABC bëjnë me dije se të enjtën mund të nisin aktete e para kundër numrit një të Partisë Demokratike. Deputetët në shenjë proteste ndaj Lulzim Bashës kanë vendosur të bojkotojnë fjalën e tij në parlament, ndërsa dje edhe Belind Këlliçi paralajmëroi për zhvillime të forta, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

Ndërkohë që Basha mendohet, deputetët po vijojnë negociatat edhe brenda grupit parlamentar, por edhe me deputetë të Rithemelimit, rol që i është caktuar deputetit Dashnor Sula. Përveç tij, në negociatat e bashkimit duket se janë përfshirë edhe Flamur Hoxha dhe Alfred Rushaj, duke dhënë sinjalet se shumë shpejt do të ketë një Kuvend bashkimi. Por ndërkohë që PD ‘zien’, Sali Berisha ka qëndruar larg këtij debate duke vendosur vetëm një kusht edhe për largimin e tij; vota e lirë. Mesa duket Kuvendi Kombëtar i 30 prillit do të vendosë gjithçka, edhe kreun e ri të PD.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore levizja kunder bashes ne pd lulzim basha levizja kunder bashes ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll