U arrestua, studenti: Më mbajtën tre ditë në birucë, mos u trembni nga dhuna
15 Mars 2022, 17:14Nga DOSJA
TIRANË- Studenti i quajtur Gentjan, i cili u arrestua disa ditë më parë pasi protestoi për rritjen e çmimeve ka deklaruar se e kanë mbajtur 3 ditë në birucë. Studenti u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të m os kenë frikë nga dhuna, por të protestojnë për të drejtën e tyre.
“Më mbajtën tre ditë në birucë. Nëse të gjithë shqiptarët janë mbledhur këtu kanë pasur një armik: Ai është Edi Rama. Solidarizohem me të gjithë ata të burgosur që janë mbajtur padrejtësisht. Na kanë arrestuar në trotuaret e atdheut tonë. I bëj thirrje studentëve që të protestojnë për të drejtën e tyre, të fjalës dhe të protestës. Ju bëj thirrje që të mos trembeni nga dhuna, e të dalin e të protestojnë të gjithë në shesh. Edi Rama s’mundet ta mbaj peng Shqipërinë. Kur jam arrestuar nafta ishte 290 lekë dhe ai tha se vetëm do rritet. Ditën kur dola nafta ishte 217 lekë, që tregon që Rama kishte të padrejtë, e protesta s’është turp. Heronjtë e këtij populli jeni ju, Shqipëria ja ku i ka heronjtë” tha studenti.
Dosja.al ka zbardhur kërkesat e qytetarëve dhe studentëve drejtuar qeverisë. Qytetarët kërkojnë uljen e barrës fiskale, pezullim të taksës së qarkullimit si dhe...
TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka lexuar kërkesat që i kanë drejtuar qeverisë për uljen e çmimeve si dhe marrjen e masave për të përballuar krizën...
TIRANË-Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e Reuters se jahti i manjatit rus, Roman Abramovich, ndodhet në ujërat e territorit shqiptar. Në një komun...
TIRANË- Aktivisti Migen Qiraxhi ka deklaruar se ata janë të solidarizuar me të gjithë qytetarët në Ukrainë, për shkak të luftës nga Rusia. Gjatë protestës ...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra si kryetar i shtetit. Sot, Gjykata Kush...
TIRANË- Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale u janë bashkuar protestës ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se studentët kërkojnë uljen e çmimeve...
TIRANË- Qytetarë të Tiranës kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore si dhe të karburantit. Me pankarta ...
TIRANË – Marson Murataj, njëri prej personave të arrestuar për zbulimin e 119 kg kokainë në kontejnerin e bananave në Vaqarr është rikthyer në burg. Vendim...