Aktualitet

Aktivisti: Jemi solidarizuar me Ukrainën, paraqitëm kërkesat tona të kthehemi të shtunën

15 Mars 2022, 16:50 Nga DOSJA
Aktivisti: Jemi solidarizuar me Ukrainën, paraqitëm kërkesat tona

TIRANË- Aktivisti Migen Qiraxhi ka deklaruar se ata janë të solidarizuar me të gjithë qytetarët në Ukrainë, për shkak të luftës nga Rusia. Gjatë protestës së sotme, Qiraxhi tha se ata kanë dalë në protestë për t’i mbyllur rrugë Ramës, pasi ky i fundit u hapi rrugë abuzimeve. Ai u shpreh se kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe se nëse nuk marrin  përgjigje deri të shtunën do të marshojnë sërish.

“Ne jemi të gjithë sodilarizuar me të gjithë ata qytetarë që po u shkatërrohet shteti i tyre. Ne jemi të gjithë të solidarizuar me Ukrainën, e cila po përballet ndaj represionit ushtarak. Ne jemi të gjithë qytetarë të arsimuar dhe të shkolluar që ta kuptojmë kur një vend ka luftë popujt solidarizohen. Ne kemi dalë për t’i mbyllur rrugën këtij kryeministri që i hapi rrugë abuzimet. Ne nuk mundet të mbajmë peshën e abuzuesve dhe spekulantëve. Prandaj nuk ka asnjë dyshim në anë të kujt jemi, nuk ka asnjë dyshim që ne jemi në anën e demokracisë.

Ne duam që institucionet e këtij vendi të vihen në dispozicion të qytetarëve. Ne jemi këtu që kush shkel ligjin dhe abuzonn të marrë dënimin e merituar. Nuk jemi këtu që kryeministri të kërkoj superbordet. Vendi ynë i ka ligjet, duhet që ato të veprojnë. Pa humbur kohë ne sot do të duam t’i japim kohë njëri tjetrit. Edhe krijuesi dha ditë pushim. Ne paraqitëm kërkesat kohë dhe do të japim kohë që të gjithë qytetarët të njihen për të marshuar sërish të shtunën”, tha Qiraxhi.

LAJMI KRYESOR: Studentët bojkotojnë mësimin! Protestojnë para universiteteve, KËRKESAT e tyre

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet migen qiraxhi proteste per rritjen e cmimeve migen qiraxhi proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll