Sport

Rizgjedhja e Dukës, Shakohoxha luan kartën e fundit; Do vazhdoj betejën ligjore, votimi…

15 Mars 2022, 13:37 Nga DOSJA
Rizgjedhja e Dukës, Shakohoxha luan kartën e fundit; Do vazhdoj

TIRANË– Asambleja e FSHF-së e mbledhur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ka rizgjedhur për të gjashtën herë në krye të futbollit Armand Dukën. Situata megjithatë vazhdon të ketë paqartësi, në kohën kur Gjykata vazhdon të pretendojë një process të paligjshëm, ndërsa UEFA kishte sjellë numrin 2 të saj Zbigniev Boniek në Tiranë, duke legjitimuar rregullsinë e procesit.

Nisur nga ky fakt ka reaguar kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha. Ai garantoi se procesi ligjor do të vazhdonte, me bindjen se gjykata do të kthente vendimin e paligjshëm që u mor sot.

“Unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë.

Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standart si në 2 rastet e mëparshme. Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë”, ishte reagimi i Shakohoxhës për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore nga FSHF.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka fshf shakohoxha armand duka fshf shakohoxha

Sondazh

Poll