Aktualitet

Paketa për përballimn e krizës, deputetët e Berishës kërkojnë interpelancë me Ramën

15 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me gjendjen e krizës ekonomike në vend. Siç shkruhet edhe kërkesën zyrtare të depozituar në Kuvend, deputetët kërkojnë të pyesin kryeministrin e vendit lidhur me disa pika të rëndësishme lidhur me rezervat e shtetit dhe të naftës për përballimin e gjendjes së krizës.

Madje kërkojnë që interpelanca me Ramën të zhvillohet në punime e kësaj jave të Kuvendit, megjithatë mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të jenë pjesëmarrës në seancë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të deputetëve mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lutemi për përfshirjen e kësaj interpelancë pikë të parë të rendit të ditës së seancës plenare të kësaj jave për shkak të rëndësisë së çështjes që po trajtojmë e që prek çdo qytetar shqiptar,“-shkruhet në kërkesë.

PIKAT E INTERPELANCËS:

Paketa e masave për përballimin e krizës

Gjendja e Rezervave Materiale të Shtetit

Gjendja e Rezervës së Sigurisë të Naftës

Ndërkohë që në shkresë, kanë firmosur: Sorina Koto; Albana Vokshi; Belind Këlliçi; Edmond Spaho; Edi Paloka; Flamur Noka, Bujar Leskaj etj.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kriza ekonomike prej luftes edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 12:22

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të nd...