Aktualitet

VD-Borrell për integrimin e Shqipërisë: S’është në dorën time, s’ka datë por veç horizont

15 Mars 2022, 11:03 Nga DOSJA
VD-Borrell për integrimin e Shqipërisë: S’është

TIRANË– Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është në dorën e Josep Borrell. Kështu është shprehur vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Borrell tha se e përgëzon Shqipërinë për reformat e arritura, por që ende nuk  ka një datë për integrimin e vendit tonë në BE. 


“Sot Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm në botë. Shqipëria ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për sigurinë kombëtare. E falenderoj për punën e bërë si anëtare Këshillit të Sigurimit të OKB, solli dhe dënimin efortë që iu bë Rusisë. Shqipëria është aleate e NATO-s, unë u jam shumë mirënjohës, është një kontribut shumë i rëndësishëm dhe ne mendojmë se do të vijojë më tej. Unë propozoj që të përcaktohen burime të reja për të rritur sigurinë në rajon. Ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit, edhe ju vetë zoti Kryeministër keni thënë se nuk duhen më deklarata por vepra. Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në mënyrë të pakthyeshme në BE. E mbështes punën e bërë dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk ka datë të caktuar, por është në horizont, sigurisht edhe për Maqedoninë e Veriut. Të gjithë institucionet e kanë kuptuar fare mirë se sot më shumë se kurrë ne duhet t’ju mbështesim, kjo duhet përmbushur brenda presidencës franceze. Kjo nuk varet personalisht prej meje, por nga shumë gjëra të tjera. Dua t’ju përgëzoj për reformat tuaja, ligjin e shtetin e së drejtës. Me këto vepra të dnërmarra, do të kemi avancime,”- tha Borrell.

 LAJM KRYESOR: Rama: BE të na integrojë e ndihmojë! Borrell pa datë: Çmimet s’rriten nga sanksionet

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama josep borell ne tirane josep borrell ne shqiperi edi rama josep borell ne tirane josep borrell ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 12:22

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të nd...