Aktualitet

Sherr për klientët, dy vëllezërit taksistë tentojnë të vrasin konkurrentin

15 Mars 2022, 12:42 Nga DOSJA
Sherr për klientët, dy vëllezërit taksistë

TIRANË– Anxhelo Dashi 23 vjeç dhe Endrit Dashi 26 vjeç, vëllezër e banues në Selitë, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin një tjetër person në Tiranë. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin e identifikuar si Vladimir Mersini, banues në Selitë gjithashtu. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Prokop Mima”. Dy vëllezërit janë zënë me Mersinin për klientë, pasi të tre punojnë taksistë. Të rinjtë Dashi kanë marrë thikën dhe kanë qëlluar 45-vjeçarin me qëllim për ta vrarë, sipas policisë. Ata janë arrestuar dhe akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, vihen në pranga dy vëllezër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo dashi endrit dashi policiae tiranes vladimir mersini anxhelo dashi endrit dashi policiae tiranes vladimir mersini

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 12:22

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

LAÇ- Nis peligrinazhi i 13 të martave në kishën e Shna Ndout. Sot me 15 Mars është e marta e parë që pelegrinët të cilët i përkasin besimeve fetare të nd...