Aktualitet

Duka u zgjodh në shkelje të ligjit, a do të penalizohet? (Vendimi)

15 Mars 2022, 10:38 Nga DOSJA
Duka u zgjodh në shkelje të ligjit, a do të penalizohet?

TIRANË– Armand Duka mori mandatin e tij të gjashtë dhe rrezikon penalizimin pasi ka shkelur ligjin. 43 delegatë nga 55 që janë gjithsej votuan për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv edhe pse Gjykata e pezulloi procesin e zgjedhjeve në FSHF që priteshin të zhvilloheshin më 2 mars. Për pasojë edhe 15 marsi është i paligjshëm. Pasi asambleja të bëhet fakt, pritet që Gjykata të ndërhyjë, por nuk dihet si do të veprojë. A do të penalizohet Duka?

Vendimi i Gjykatës:

Ju informoj se kerkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kerkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur:

Pranimin e kerkesës së palës kërkuese. Marrjen e masës se sigurimit të padisë duke vendosur: Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të ketij vendimi, për realizimin e mbledhjes se Asamblese së Pergjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-se të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;

Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FShF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Armand Duka grumbulloi 39 vota. Pas numërimit të votave ka rezultuar se kandidati tjetër, trajneri trajneri Sulejman Starova ka marrë vetëm katër vota, ndërsa gazetari Dritan Shakohoxha asnjë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport armand duka gjykata e tiranes armand duka gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 08:55

“Për bukën e kalamajve”…

Nga Ylli Manjani“Për bukën e kalamajve”…Nuk mirkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.Askënd, po askënd fare!&Cce...