Aktualitet

Prokuroria dërgon për gjykim Picarin e Saliajn: Babë e bijë organizuan vrasjen e Kudretit

15 Mars 2022, 09:52 Nga DOSJA
Prokuroria dërgon për gjykim Picarin e Saliajn: Babë e bijë

TIRANË– Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhuarta Saliaj pasi akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt, ngjarje e ndodhur më 4 qershor të vitit të kaluar. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanëeb se sipas dosjes, Picari pretendon se e ka kryer i vetëm vrasjen, por sipas prokurorisë këto pretendime nuk qëndrojnë.

Në dosje thuhet se rezulton se Dhurata Saliaj ka bashkëpunuar ngushtë me babain për të ekzekutuar bashkëshortin e saj me të cilin ishte në proces divorci.

“Babë e bijë kanë qenë bashkë para krimit, dhe e pritën viktimën deri sa të vinte në lokal, ndërsa armën e krimit e ka pasur Dhurata Saliaj në çantën e saj, të cilën ia dha babait (prokuroria i ka faktuar edhe përmes pamjeve filmike),”- tha Lala.

Një tjetër çështje që pritet të shqyrtohet sot është dhe ajo që lidhet me kujdestarinë e 3 fëmijëve që kishte çifti. Mësohet se vëllai i Kudret Saliajt kërkon që të marrë kujdestarinë e tyre, ndërkohë që fëmijët jetojnë për momentin me gjyshen e tyre nga babai.

“Familja e Dhurata Saliajt nuk ka kërkuar paraqitur asnjë kërkesë për të pasur kujdestarinë e fëmijëve,”- shtoi Lala në fund.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camaj. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 08:55

“Për bukën e kalamajve”…

Nga Ylli Manjani“Për bukën e kalamajve”…Nuk mirkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.Askënd, po askënd fare!&Cce...