Aktualitet

Sekuestrohet lokali i famshëm i shqiptarit në Itali! 53 të arrestuar, 70 në hetim (DETAJE)

15 Mars 2022, 09:44 Nga DOSJA

ITALI– Një operacion i madh ndërkombëtar është zhvilluar në Itali, në bashkëpunim me Tiranën, Austrinë dhe Italinë e Veriut. Operacioni i udhëhequr nga Guarda Di Financa ka vënë hën hetim 70 trafikantë të dyshuar si dhe ka vënë pas hekurave 53 persona. Në vijimësi të këtij operacioni është mbyllur kafeneja në sheshin e kryeqytetit, lokali ’34’ i cili ndodhet në piazza Duomo në Trento. Dyshohet se biznesi  drejtohej nga shtetas me kombësi shqiptare dhe sipas akuzës, ishte pikë shpërndarje në qendrën historike të Trentos, raportojnë mediat italiane.

Operacioni kishte për qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale për trafik ndërkombëtar droge, të lidhur me klanet shqiptare. Operacioni i koduar “Continuoaspacciare” çoi në hetimin e një rrjeti të gjerë subjektesh, me 70 trafikantë të dyshuar droge, nga të cilët 53 u arrestuan jashtë dhe brenda Italisë. Sipas autoriteteve italiane banda me degë ndërkombëtare bënte trafik midis Italisë veriore dhe Austrisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 08:55

“Për bukën e kalamajve”…

Nga Ylli Manjani“Për bukën e kalamajve”…Nuk mirkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.Askënd, po askënd fare!&Cce...