Aktualitet

VENDIMI! Çmimi i naftës e benzinës sot dhe nesër do jetë 211 lekë për litër, gazi 93

15 Mars 2022, 09:46 Nga DOSJA

TIRANË– Bordi i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi për naftës dhe benzinës për ditën e sotme dhe të nesërme të jetë 211 lekë/ litri, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon, duke vijuar të mbetet 93 lekë/ litri. Sipas bordit, çdo kompani e shitjes së karburanteve është i detyruar të zbatojë vendimin e marrë. Në rast të shkeljeve nga operatorë të ndryshëm Bordi paralajmëron se do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes, mirëpo mbetet enigmë se si do të vijojë çmimi në ditët në vijim.

NJOFTIMI: PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE

Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit. Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.

Ky vendim vjen rritjes drastike të çmimeve të naftës në ditët e fundit. Piku i rritjes shkoi deri në 290 lekë për litër, ç’ka revoltoi qytetarët shqiptarë të cilët nga këto rritje u ngritën edhe në protesta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 08:55

“Për bukën e kalamajve”…

Nga Ylli Manjani“Për bukën e kalamajve”…Nuk mirkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.Askënd, po askënd fare!&Cce...