Aktualitet

Vizita 3 ditore në Ballkanin Perëndimor! Borell vjen sot në Tiranë, pritet takim me Ramën

15 Mars 2022, 06:53 Nga DOSJA
Vizita 3 ditore në Ballkanin Perëndimor! Borell vjen sot në

TIRANË– Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell do të vizitojë ditën e sotme Tiranën në kuadër të turit të tij tre ditor në Ballkan.Borrell ishte ditën e kaluar në Shkup, ku u takua me presidentin, kryeministrin, kryetarin e parlamentit dhe disa ministra. Sot, Borrell vjen në Tiranë ku do të takojë kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.

Pas kësaj, ai do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit. Vizita kryhet për të konfirmuar mbështetjen për rajonin pas luftës në Ukrainë.

Nesër Borrell do të shkojë në Sarajevë, një vizitë e qëllimshme edhe për shkak të situatës së tensionuar në Bosnje dhe Hercegovinë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike josep borell josep borell ne tirane josep borell josep borell ne tirane

Sondazh

Poll