Aktualitet

Trafikonin kapsolla elektrodetonatore! 3 të arrestuar në Durrës, mes tyre dhe një vajzë

15 Mars 2022, 08:06 Nga DOSJA
Trafikonin kapsolla elektrodetonatore! 3 të arrestuar në Durrës,

DURRËS– Operacioni “Ditë Vere” ka vënë në pranga tre persona në Durrës. Arif Qerimaj, Xhem Vakaj dhe Lorenca B. janë kapur në flagrancë në momentin e shitjes së kapsollave te ‘Shkëmbi i Kavajës’. Vakja po qarkullonin me një automjet tip “Audi” me Lorencën me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste Arif Qerimaj i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore (gjithsej 2000 copë). Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, këta persona u kapën në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.


NJOFTIMI i POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ditë Vere”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës. Sekuestrohen 2000 kapsolla elektrodetonatore. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, në momentin e shitjes së kapsollave. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Ditë Vere”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:A. Q., 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet; Xh. V., 22 vjeç, i dënuar më parë dhe L. B., 18 vjeçe, të dy banues në Durrës. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te Shkëmbi i Kavajës, në momentin e shitjes së kapsollave elektrodetonatore.Shtetasi Xh. V. dhe shtetasja L. D. po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste shtetasi A. Q., i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore (gjithsej 2000 copë). Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. V. i është gjetur një thikë.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2000 kapsolla elektrodetonatore, një xhaketë dhe një pulovër si ato të Policisë (me simbole të Policisë), një kapuç, një thikë, automjeti tip “Audi” dhe 4 aparate celulare.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arif qerimaj arrestim ne durres durres xhem vakaj arif qerimaj arrestim ne durres durres xhem vakaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2022, 08:55

“Për bukën e kalamajve”…

Nga Ylli Manjani“Për bukën e kalamajve”…Nuk mirkuptoj askënd që përdor “bukën e kalamajve” si argument për të legjitimuar atë që bën.Askënd, po askënd fare!&Cce...