Aktualitet

Shpërdorim detyre! SPAK dërgon në gjyq ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

15 Mars 2022, 08:20 Nga DOSJA
Shpërdorim detyre! SPAK dërgon në gjyq ish-drejtorin e

TIRANË-Ish-drejtori i RTSH-së,Thoma Gëllçi është dërguar në gjyq nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të pandehur për shkelje te barazisë në tendera u morën Julian Tapia, Alban Malaveci si dhe Ervin Murja.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet julian tapia thoma gellci julian tapia thoma gellci

Sondazh

Poll