Aktualitet

ME VIDEO/ Baton Haxhiu: Protesta është neveritëse

15 Mars 2022, 07:58 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Baton Haxhiu: Protesta është neveritëse

TIRANË– Gazetari Baton Haxhiu mendon se protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër rritjes së çmimeve janë neveritëse. Gjatë një ndërhyrjeje në “Opinion”, mbrëmjen e kaluar, ai u shpreh se protesta për çmimet që po ndodh në Tiranë është neveritëse dhe jashtë kohës. Sipas tij, protestuesit po e ofendojnë Shqipërinë, po përdorin fjalime që janë turp dhe kanë racizëm brenda.

“Çfarë po bëjnë protestuesit? Po ofendojnë Shqipërinë në këtë moment. Të shkatërrohet një vend me 40 milionë dhe mos me pas dhembshuri për dhimbjen dhe vrasjen. Unë e kam problem me ndërgjegjen. Ça lidhje kanë çmimet? E di çfarë do të ndodhte nëse lufta zgjat? E di çfarë do të ndodhë me taksat, me mirëqenieën? Me paratë që kanë njerëzit dhe nuk dinë çfarë të blejnë… Ky është luksi i protestës së pakuptimtë. Protesta është neveritëse, është jashtë kohës, jashtë momentit. Është dhimbje per mua ajo që po bëjnë qytetarët shqiptarë. Kjo do ta kishte dinjitetin kur liria në Ukrainë dhe taksat tona do të jenë pjesë e përplasjes me qeverinë. Fjalimet që kam dëgjuar në protestë janë turp. Ka racizëm brenda, ka paqartësi brenda. Protesta duhet të ketë qëllim. Nuk duhet të na turpërojnë para botës”, tha Haxhiu.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu proteste kunder rritjes se cmimeve baton haxhiu proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll