Politike

Salianji zbulon detaje: Basha na tha do tërhiqem, për Berishën s’ka pse vendosim kushte

14 Mars 2022, 22:39 Nga DOSJA
Salianji zbulon detaje: Basha na tha do tërhiqem, për Berishën

TIRANË- Ervin Salianji në studion e Opinion tha se në mbledhjet e grupit parlamentar të PD pas humbjes që pësoi kjo forcë politike në zgjedhjet e 6 Marsit, shumica e grupit kishte kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe se përgjigja që kishin marrë ishte se “do tërhiqem”. Sipas Salianjit, zgjidhja e vetme për situatën në PD është vetëm dorëheqja e Bashës.

“Ka pasur një mbledhje më parë, përveç kësaj që thoni ju që ka qenë pas zgjedhjeve, më datë 7 (Mars), ku shumica e grupit parlamentar, ka kërkuar që përgjegjësia në rastin e humbjen i takon kryetarit të partisë. Kryetari i PD duhet të japë dorëheqjen, për shkak se është përgjegjës për të. Reagimi i Bashës? Në përgjithësi ka mbajtur shënime. Në mbledhjen e parë ka thënë që është kurth… Po kryetari i partisë dhe ne aty që jemi, jemi që t’i kapërcejmë kurthet, sfidat, ne jemi që të jemi fitues. Dhe është e papranueshme për demokratët dhe unë si person politik dhe me përgjegjësi para qytetarëve, nuk mund të them që një parti e madhe të përfundojë parti e tretë dhe përgjegjësinë apo fajin e ka dikush tjetër. Unë mendoj që shkaku kryesor pse PD është forcë e tretë është sepse ka pasur një votë anti-Bashë, e cila ishte edhe pas 25 prillit. Nuk është kjo vetëm për shkak të vendimit të datës 9 Shtator, jo. Është për shkak të vendimeve të gabuara ndër vite të Lulzim Bashës si drejtues. 25 Prilli është një prej elementëve, kanë qenë para dhe pas. Sepse i pari që e mbrojti, që pati reagim dhe tha masakër zgjedhore ka qenë Sali Berisha. E kemi mbështetur, por kjo nuk do të thotë se është pafundësi…

Është kërkuar dorëheqja në një moment që a mundet është thënë aty të kemi një dakordësi për të pasur një hap pas. Këtu ka një analizë politike: PD në të dyja pjesët e saj (PD dhe Foltorja) mori në këto zgjedhje gjysmën e votave të 25 Prillit, të dyja bashkë, çka do të thotë që gjysma e votuesve opozitarë që kanë votuar PD më 25 Prill nuk i ka bindur Lulzim Basha. Po ashtu dhe Shtëpia e Lirisë ka marrë një numër të vogël votash. Në këto kushte kur opozita në tërësi e gjitha bashkë, nuk ka mundësi sepse i ulet vlera negociuese, kredibiliteti, gjithçka tjetër, përballë gjithë shoqërisë, PD ka një detyrë dhe ne të gjithë që kemi një mandat përfaqësimi: Të bëjmë çdo tentativë për të bashkuar PD.

Vendimi i grupit është i qartë: Po them si dëshmitar dhe si një prej deputetëve që kërkoi në mbledhjen e grupit… të japë dorëheqjen si kryetar i PD. Do tërhiqem tha, në mbledhje të grupit… Nuk ka zgjidhje, zgjidhja është vetëm dorëheqja! Ka një krizë besimi tek Lulzim Basha”, tha Salianji.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll