Politike

Komisioni për Inceneratorët, PD: Raporti tregon provat se si u vodhën shqiptarët

14 Mars 2022, 21:49 Nga DOSJA
Komisioni për Inceneratorët, PD: Raporti tregon provat se si u

TIRANË- Partia Demokratike ka pulikuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimorë për Inceneratorët. Me anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se maxhoranca disa herë u përpoq që të sabotonte dhe të pengonte punën e komisionit por që nuk ja arriti dot. Gjithashtu në shkrim bëhet me dije se raporti përfundimtar tregon prova se si u vodhën shqiptarët. Gjithashtu bëhet me dije se deputetet e Sali Berishës bashkuan votat me qeverinë kundër këtij raporti.

Postimi i Plotë:

Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi. Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot. Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës. Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve pd afera e inceneratorëve pd

Sondazh

Poll